Shkup, protestë për drunjtë e prerë

Me pankarta në duar, të revoltuar për prerjen e drunjtëve që ndodhi ditë më parë, koalicioni “Qyteti i gjelbër human” dhe banorët e rrugës “Orce Nikollov” dolën në protestë. Në vendet ku janë prerë drunjtë, qytetarët e aktivistët në mënyrë simbolike vendosën lule duke porositur se drunjtë nuk ishin as të tharë e as të sëmurë.

Marketing

Këto ditë nga kabineti i kryetarit të Qendrës, Sasha Bogdanoviq u dërgua kumtesë se drunjtë janë prerë për shkak se ishin të sëmurë dhe se nuk kishin rrënjë, edhe pse nga Instituti i pylltarisë theksuan se nuk kanë bërë analiza për gjendjen e drunjtëve. Nga komuna Qendrër dolën me kumtesë të re në të cilën thuhet se mbeten përpjekjet për komunë të pastër, të rregulluar dhe ekologjike. Është lëshuar edhe vendim për heqjen e 13 drunjtëve, prej të cilëve janë hequr 8, pas analizave të bëra paraprakisht, thuhet në kumtesën.

“Në muajin maj Kryetari i Komunës Qendër paralajmëroi se drunjtë në rrugën “Orce Nikollov” do të mbrohen. Se, citoj, gjelbërimi i tanishëm vetëm do të plotësohet me të ri, që të enjten e kaluar të ndodhë tragjedi. Gënjeni ose nuk jeni të koordinuar”, tha Milla Jovanovska nga nisma “Qytet i gjelbër human”.

“Do të kërkojmë përgjegjësi nga institucionet. Do të kërkojmë që të publikohen të gjithë dokumentet me të cilat disponojnë dhe me të cilat kinse konfirmohet se gjelbërimi i cili është shkatërruar këtu ka qenë për tu shkatërruar”, u shpreh Dragana Vellkovska nga nisma “Qytet i gjelbër human”.

“Çdo copë gjelbërimi është i rëndësishëm që të mbrohet cilësia e ajrit të cilin e kemi ende si problem. Ndoshta për momentin po thithim ajër të pastër por jo për shkak të momenteve të tilla ku presim gjelbërim i cili kontribuon për ajër më të mirë”, shtoi Gorjan Jovanovski nga nisma “Qytet i gjelbër human”.

Marketing