Shkup, qendër e re për qentë endacakë

Edhe përkundër pasojave si humbje jetë njerëzish, krerët e komunave nuk e kanë marrë me ngut zgjidhjen e problemit me qentë endacakë. Kreu i Shkupit Petre Shilegov lavdërohet për masat e ndërmarra për reduktimin e problemit me qentë endacakë në vend dhe u drejtohet krerëve të komunave duke kërkuar edhe prej tyre masa konkrete.

Marketing

Ai madje shtoi se pret Agjencia për Ushqim dhe Veterinari përfundimisht do të fillojë t’i sanksionojë kryetarët të cilët nuk ndërmarrin obligimet e tyre për këtë problematikë.

Ne si Qytet i Shkupit veçse kemi informuar se po punojmë në një kapacitet të ri, në kuadër të burgut të Idrizovës, ish ferma të jetë stacionari i ri i qytetit. Po ashtu në procedurë është blerja e automjetit të dytë për mbledhjen e qenve endacak me qëllim që në mënyrë rajonale të veprojnë në trajtimin e qenve dhe gjithashtu në procedurë është blerja e mjeteve për rikonstruktimin e kushteve në stacionarin Vardarishte. Pres që diçka të tillë të bëjnë edhe koleget e mi në komunat dhe qytetet e tyre”- u shpreh Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Shilegov shtoi se ka dyshime dhe ankesa nga qytetarët se qentë endacak sillen nga qytete dhe komuna të tjera, i pari i Qytetit të Shkupit pohoi se nëse vërtetohet një gjë është e tillë, personalisht Shilegovi do të ngrejë padi penale kundër çdo kryetari të mundshëm.

Kryetari i Komunës së Çairit,Visar Ganiu, tha se Çairi është një ndër komunat më të vogla dhe njëkohësisht më e dendura në vend për të ndërtuar një stacion për qentë endacak por si zgjidhje e sheh një stacion të përbashkët me Komunën e Butelit.

Ne jemi komunë full urbane dhe rregullorja për qentë endacakë thotë që duhet të jetë larg lagjeve të banimit 500 metra. Një gjë të tillë ne nuk mund ta parashohim në komunën tonë. Jemi në koordinim me kryetarin e komunës së Butelit që në të ardhmen të bëjmë një stacion të përbashkët me komunën e Butelit dhe Çairit”- theksoi Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.

Probleme me qentë endacak ka pothuajse në gjithë vendin si në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë dhe Kërçovë. Ndërkohë, si pasojë e sulmit nga qentë endacak në Gostivar javë më parë humbi jetën 17 vjeçarja Xhejha Mexhiti.