Shkup, sanksione për 100 shoferë për parkim jo të rregullt

Shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në shtatë nga gjithsej 11 aksidente gjatë ditës së djeshme, ndërsa në katër është shkaktuar dëm material.

Marketing

Nga SPB Shkup informojnë se dje policia rrugore ka sanksionuar 27 shoferë të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, pesë shoferë të cilët kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, tre të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendet e shënuara për ta dhe katër shoferë për rreshtim të parregullt.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 20 shoferë nga të cilët dy kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, 16 shoferë para se të marrin të drejtën për të drejtuar automjetin dhe dy shoferë fillestarë. Janë përjashtuar edhe dy automjete të parregulluara dhe 11 automjete të paregjistruara.

Janë sanksionuar edhe tre shoferë për mosposedimin e pajisjes dimërore, katër për mos mbajtjen e rripit të sigurimit dhe 13 shoferë të cilët e kanë shfrytëzuar telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit.

Janë hasur 98 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa me ndihmën e karrotrecit janë larguar 79 automjete.

Marketing