Shkup, sanksionohen 102 shoferë për parkim jo të rregullt

Dy persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në tetë nga 12 gjithsej aksidente në komunikacion, që ndodhën dje në rrethinën e Shkupit. Në katër aksidentet janë shkaktuar dëme materiale.

Marketing

Policia nga komunikacioni ka ç’kyçur gjithsej 33 vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se nga është e lejuar, tre persona për shkak të vozitjes së veturës nën ndikimin e alkoolit, 19 para se të pajisen me patentë shoferi dhe tre si fillestarë.

Nga komunikacioni është ç’kyçur një veturë e cila nuk ka qenë teknikisht në rregull, shtatë vetura të paregjistruara, ndërsa me ndihmën e “merimangës” janë larguar 77 vetura.

Janë sanksionuar edhe 102 shoferë për parkim jo të rregullt.