Shkup, sanksionohen 105 shoferë për parkim jo të rregullt

Një person ka marrë lëndime të lehta trupore në një nga pesë aksidentet gjatë ditës së djeshme, ndërsa në katër është shkaktuar dëm material.

Marketing

Nga SPB Shkup informojnë se dje policia e trafikut ka sanksionuar 48 shoferë të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, gjashtë shoferë të cilët kanë kaluar në dritën e kuqe dhe katër shoferë për rreshtim të parregullt.

Nga komunikacioni janë përjashtuar dy shoferë nga të cilët dy kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, 15 shoferë para se të marrin të drejtën për të vozitur dhe një shofer fillestar. Janë përjashtuar edhe shtatë automjete të pa regjistruara.

Janë sanksionuar edhe një shofer për mosmbajtjen e pajisjes dimërore 10 për mosmbajtjen e rripit të sigurimit dhe 26 shoferë të cilët e kanë shfrytëzuar telefonin celular derisa e kanë drejtuar automjetin dhe dy këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vijave të shënuara për ta.

Janë hasur 105 automjete të parkuara keq, ndërsa me ndihmën e karrotrecit janë larguar 83 automjete.

Marketing