Shkup, sanksionohen 331 shoferë

Gjatë ditës së djeshme në suaza të kontrolleve të përforcuara të policisë në zonën e trafikut, në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 331 sanksione.

Marketing

Siç bënë të ditur nga MPB-ja, 49 persona janë sanksionuar për drejtim pa patentë shoferi, për tejkalim të shpejtësisë së lejuar të lëvizjes janë 93 shkelje, 42 për automjete të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta dhe janë sanksionuar 31 motoçiklistë.

Janë shqiptuar edhe 36 gjoba për mosmbajtja të maskës. Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

Nga MPB u bëjnë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat e trafikut që ta rrisim sigurinë në trafik.

Marketing