Shkup, sanksionohen 334 shoferë, 37 prej tyre për shfrytëzim të celularit

Policia dje në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 334 masa, ndërsa janë sanksionuar po aq shoferë. Në mesin e gjobave 32 janë për vozitje pa patentë shoferi, 26 për automjete teknikisht jo në rregull dhe të paregjistruara, 37 masa për shfrytëzim të celularit, katër sanksione për drejtim nën ndikimin e alkoolit, njoftoi MPB.

Marketing

Në kontrollet e përforcuara të MPB-së dje në Shkup janë shqiptuar gjashtë masa për kalim në semafor të mbyllur gjegjësisht në dritë të kuqe, 20 për këmbësorë, 64 masa për parkim jo në rregull dhe 43 automjete janë marrë nga “karrotreci”, ndërsa për mosmbajtje të maskës mbrojtëse janë shqiptuar 18 sanksione.

MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në komunikacion që ta rrisin sigurinë në komunikacion.

Marketing