Shkup, sanksionohen 528 shoferë

Gjithsej 528 sanksione janë shqiptuar gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit në kuadër të kontrolleve të intensifikuara të veprimit në fushën e trafikut realizuar nga MPB-ja.

Marketing

Nga MPB informojnë se për vozitje pa patentë shoferi, janë dënuar 56 persona, janë shqiptar 56 masa për automjete të parregullta teknike dhe të paregjistruara, gjashtë janë motoçiklist të sanksionuar, ndërsa 85 sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit dhe përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes.

“Janë shqiptuar 84 masa për parkim të padrejtë dhe 83 sanksione për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse. Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim. Apelojmë te qytetarët që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe dispozitat që të rritet siguria në komunikacion”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Marketing