Shkup, sanksionohen 64 shoferë për shpejtësi të madhe

Tre persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në dy prej gjashtë aksidenteve të ndodhura gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në katër është shkaktuar dëm material.

Marketing

Nga SPB Shkup informojnë se gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të kundërvajtjeve. Gjashtëdhjetë e katër shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, një shofer kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe dhe një shofer për renditje të parregullt, dy shoferë për parakalim të parregullt, shtatë shoferë nuk kanë poseduar pajisje dimërore, shtatë nuk kanë mbajtur rrip dhe 33 shoferë për shfrytëzim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Nga trafiku, gjithsej janë shkyçur nëntë shoferë edhe atë një shofer i cili ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe tetë shoferë para se ta marrin të drejtën e drejtimit të automjetit, si dhe 11 automjete të paregjistruara.
Janë hasur 32 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë larguar 74 automjete.

Gjatë ditës Sektori për Parandalim pranë SPB Shkup do të realizojë punëtori edukative në SHF “Luben Lape” e cila ndodhet në Aerodrom me nxënës të klasës së dytë në suaza të të projektit edukativ “T’i mbrojmë fëmijët në trafik.

Marketing