Shkup, sanksionohen 80 shoferë për parkim të paligjshëm

Gjatë 24 orëve të fundit në Shkup janë sanksionuar 41 shoferë për vozitje të shpejtë, ndërsa tre ishin nën ndikim të alkoolit, tregojnë të dhënat e buletinit të SPB-së Shkup.
Gjatë 24 orëve të fundit në Shkup kanë ndodhur gjithsej tetë aksidente prej të cilave në shtatë lëndime të lehta trupore kanë marrë 10 persona, ndërsa në një aksident është shkaktuar dëm material.

Marketing

Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 20 shoferë para se ta fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit dhe tre shoferë fillestarë. Të përjashtuar nga komunikacioni janë edhe 14 automjete të paregjistruara.

Policia e komunikacionit ka sanksionuar 80 shoferë për parkim të paligjshëm, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë mënjanuar 75 automjete.

Në dritë të kuqe kanë kaluar gjashtë shoferë, katër nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, tre nuk kanë pasur pajisje dimërore në automjet, ndërsa tre të tjerë kanë përdorur celular.

Gjatë ditës së djeshme, Reparti për parandalim ka realizuar masë të veçantë edukative të komunikacionit në të cilën kanë marrë pjesë këmbësorë të cilët kanë bërë shkelje në baza të ndryshme.

Marketing