Shkup, sanksionohen mbi 100 shoferë për vozitje të shpejtë

Tre persona kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 21 lëndime të lehta gjatë fundjavës në rrethinën e Qytetit të Shkupit.

Marketing

Sipas informacioneve të SPB Shkup, gjatë fundjavës kanë ndodhur 31 aksidente.

Janë zbuluar një numër i shkeljeve, ndërsa janë sanksionuar 130 shoferë të cilët kanë vozitur më shpejtë se sa është lejuar, 21 kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, 30 para së të pajisen me të drejtën e drejtimit të automjetit dhe gjashtë fillestarë. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe tre automjete në gjendje teknikisht jo të rregullt dhe 32 automjete të paregjistruara.

Policia e komunikacionit ka shqiptuar 127 gjoba për parkim jo të rregullt, ndërsa me automjetin special “karrotreci” janë larguar 84 automjete.

Policia ka sanksionuar edhe pesë këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën më larg vendkalimit për këmbësorë, 13 të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe të semaforit, dy shoferë të cilët nuk kanë dhënë leje për kalim dhe shtatë shoferë për rreshtim jo të rregullt.

Marketing