Shkup, sanksionohen mbi 60 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Një këmbësor dhe shoferi i një motoçiklete janë lënduar rëndë, ndërsa gjashtë persona kanë marrë lëndime të lehta, në shtatë prej 12 aksidenteve të trafikut në 24 orët e fundit në rajonin e SPB Shkup.

Marketing

Për tejkalimin e shpejtësisë së paraparë janë sanksionuar 62 shoferë. Policia e trafikut ka përjashtuar nga komunikacioni 12 persona nën ndikimin e alkoolit dhe dy të cilët kanë drejtuar automjetin para se të marrin patentë shoferin. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 11 automjete të pa regjistruara.

Janë shqiptuar masa për parkim jo të rregullt 58 personave, ndërsa “karrotreci” ka larguar 51 automjete. Janë sanksionuar edhe tre këmbësorë për kalimin e rrugës në dritën e kuqe të semaforit dhe gjashtë shoferë gjithashtu për kalim gjithashtu në dritë të kuqe. Nga një shoferë janë dënuar për mosdhënie përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalim të shënuar për këmbësorë dhe për tejkalim të parregullt dhe dy shoferë për rreshtim të parregullt.

Me rastin e “Javës Evropiane të mobilitetit” sot Sektori për parandalim pranë SPB Shkup do të realizojë punëtori edukative nga fusha e komunikacionit në SHF “Kiril Pejçinoviq” në rajonin e komunës së Kisella Vodës.

Marketing