Shkup, sanksionohet mbi 20 këmbësor për kundërvajtje në trafik

Dy persona janë lënduar më lehtë në shtatë aksidente gjatë 24 orëve të kaluara në Shkup. Prej tyre, në pesë aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.

Marketing

Nga SPB informojnë se gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të kundërvajtjeve. Tridhjetë e dy shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara. Nga trafiku, gjithsej janë shkyçur 10 shoferë, prej të cilëve katër të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 6 kanë qenë pa patentë shoferi, si dhe 7 automjete të paregjistruara.

Janë sanksionuar edhe 20 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë kalimit për këmbësorë dhe gjashtë këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën në dritë të kuqe.

Janë hasur 106 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë larguar 72 automjete.

Marketing