Shkup, shtatë aksidente brenda 24 orëve

Policia ka njoftuar se një qytetar ka marrë lëndime të rënda trupore në një nga shtatë aksidentet që gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur në Shkup.

Marketing

Në pesë aksidente janë lënduar lehtë gjashtë persona, ndërsa në dy aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.

“28 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, një shofer është ndalur në mënyrë të parregullt, dy shoferë kanë bërë tejkalim të parregullt dhe tre nuk kanë pasur pajisjet e duhura dimërore”, njoftoi Sektori për Punë të Brendshme në Shkup.

Marketing