Shkup, sulmohet një ish-ambasador

Ish-ambasadori i Republikën e Maqedonisë në Hungari, është sulmuar fizikisht mbrëmë në një nga objektet hotelierike në Shkup, shkruan Civil.mk.

Marketing

Sulmin ndaj ish-ambasadorit e ka kryer një person i cili fillimisht ka filluar ta provokojë duke e quajtur tradhtar, e shitët emrin, dhe fyerje të ngjashme, kurse më pas e ka goditur fortë në pjesën e prapme të kokës.

Jo-zyrtarisht personi i cili e ka sulmuar ambasadorin thuhet të ketë qenë djalë i një ish-kryetari komune. Sipas dëshmitarëve ai para se ta sulmojë ish-ambasadorin, e ka maltretuar dhe shoqëruesen e tij.

Ish-ambasadori është i njohur në opinion për qëndrimet e tij në përkrahje të referendumit.

Marketing