Shkup, të hënën nis dezinfektimi kundër mushkonjave

Qyteti i Shkupit informon qytetarët se dezinsektimi me aeroplan në territorin e Qytetit të Shkupit kundër larvave të mushkonjave do të realizohet më datë 04.05.2020.

Marketing

Nga Qyteti i SHkupit thonë se nëse kushtet meteorologjike nuk lejojnë realizimin e dezinsektimit, e njëjta procedurë do të kryhet në të njëjtin termin ditën tjetër, kur kushtet e motit do të jenë të volitshme.

Qyteti i Shkupit gjithashtu apelon deri tek bletarët që në kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Marketing