Shkup, tetë intervenime të zjarrfikësve në Natën e Vitit të Ri

Tetë zjarre janë regjistruar në territorin e qytetit të Shkupit gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve. Siç thanë për MIA-n nga Njësia territoriale kundër zjarrit, ekipet kanë intervenuar nga ora 19:00 deri në orën shtatë të mëngjesit.
Nga zjarret nuk ka persona të lënduar, është shkaktuar vetëm dëm material.

Marketing

“Zjarre të shkaktuara nga kontejnerët e djegur kishte në lagjen ‘Partizane’ të Komunës së Karposhit, si dhe në rrugët ‘4 Korriku’ në Gjorçe Petrov, ‘Vukovarska’ në Çair dhe në ‘Jani Lukrovski’ në Autokomandë, në rrugën ‘Marko Oreshkoviq në Kisella Vodë, zjarri është shkaktuar nga oxhaku i ndezur, ndërsa për shkak energjisë elektrike është intervenuar në fshatin Gllumovë të Komunës së Sarajit, dhe në Radishan është djegur bari i thatë”, informuan nga Njësia Territoriale kundër Zjarrit.

Dëmi nga kontejnerët e djegur vlerësohet me rreth 60.000 denarë.

Marketing