Shkup, vazhdon dhënia e subvencioneve për pastrimin e oxhaqeve

Qyteti i Shkupit, e vazhdon ndarjen e subvencioneve për amvisëritë dhe për subjektet tjera për pastrimin e oxhaqeve, si një nga masat për uljen e pasojave nga ndotja e ajrit, kumtojnë nga Qyteti i Shkupit.

Marketing

Me këtë masë Qyteti do të kompensojë një pjesë të shpenzimeve të amvisërive dhe të subjekteve tjera për pastrimin e oxhaqeve, në vlerë prej 1.000 denarë, ndërsa kërkesë për subvencione mund të dorëzojnë persona fizikë dhe juridikë adresa e të cilëve, gjegjësisht seli e rajonit të Qytetit të Shkupit.

Deri më tani për pastrimin e oxhaqeve janë dorëzuar rreth 230 kërkesa nga qytetarët.

Pagesa e mjeteve, siç theksojnë nga Qyteti i Shkupit, do të kryhet në mënyrë suksesive, sipas rendit të aplikimeve të cilat kanë arritur, pas sjelljes së vendimeve për miratimin e kërkesave nga kryetari Qytetit të Shkupit.

Për kompensimin e një pjese të shpenzimeve dhe vërtetimin se a janë përmbushur kriteret për marrjen e subvencioneve, kërkuesi deri te Qyteti i Shkupit duhet të dorëzojë kompensim i cili mund të merret në arkivin e Qytetit të Shkupit ose të sigurohet nga faqja e internetit të Qytetit; dëshmi se është banor në Qytetin e Shkupit (fotokopje e letërnjoftimit ose pasaportë), dëshmi për subjekt juridik (gjendja vijuese jo më e vjetër se gjashtë muaj), vërtetim për pastrimin e realizuar të oxhakut e nënshkruar nga personi profesionist që e ka pastruar oxhakun, llogari fiskale nga firma e regjistruar për pastrimin e oxhaqeve (shifra 81.22 në përputhje me Klasifikimin kombëtar të veprimtarive) dhe fotokopje nga xhirollogaria.

Kërkesa për shfrytëzimin e të drejtës për kompensim të një pjese të shpenzimeve, së bashku me dokumentet e nevojshme, duhet të dorëzohet në zarf të mbyllur deri te Qyteti i Shkupit, në arkivin e qytetit, çdo ditë pune prej orës 08:30 deri në orën 15.

Prej atje përkujtojnë se në Shkup ka të regjistruar vetëm tetë pastrues të oxhaqeve, ndërsa 45 % nga numri i përgjithshëm i amvisërive në Shkup ngrohen me dru, gjegjësisht kjo është një e treta e pjesës nga ndotja e përgjithshme të ajrit në Shkup.

Rreziku nga oxhaqet e mbushura dhe të papastruar, siç thonë është e madhe. Jo vetëm që ndotja e ajrit dhe emisioni i grimcave PM 10 është i madh, por e kërcënon edhe sigurinë e shfrytëzuesve nëse nuk zbatohet pastrimi i rregullt.
Nga Qyteti rekomandojnë që oxhaqet të pastrohen tre herë në vit, dy herë gjatë sezonit të ngrohjes dhe njëherë kur kjo ka përfunduar.

Marketing