Shkupi bën për vete dy talentët nga Gostivari

Merkatoja e kësaj vere rezultoi e zbehtë për klubet në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë, përveç Shkupit që vazhdon të mbetet ende aktive. Kur skuadra nga Çairi po vijon përgatitjet për sezonin e ri, drejtuesit e klubit po punojnë për afrime të futbollistëve të rinj në Çair.

Marketing

Drejtori sportiv i Shkupit, Omer Bunjaku vazhdon punën e tij, duke piketuar vetëm të rinjët, ndërsa së fundmi ka gjetur dy futbollist të talentuar te skuadra e Gostivarit. Xhemal Esati dhe Ardit Iljazi janë dy emrat e rinjë që sot u prezantuan me fanellën “bardhekaltër”, duke firmosur kontrata 4 vjeçare.

Xhemal Esati është me tipare mesfushori ofanziv, por luan edhe si sulmues krahu, ndërsa Ardit Iljazi do të jetë ndihmes e ekipit në repartin e mbrojtjes.

Të dy futbollistët e rinj iu kanë bashkuar skuadrës nga Çairi, për të vijuar me përgatitjet për sezonin e ri.