Shkupi dëmshpërblen familjarët e viktimave

Familjarët e viktimave nga aksidenti që ndodhi afër Llaskarcës do të marrin dëmshpërblim nga Qyteti i Shkupit. Nga 100 mijë denarë do të ndahen për familjarët të cilët humbën të afërmit e tyre në aksidentin fatal me autobusin e rrokullisur, ndërsa të lënduarve do tu ndahen nga 30 mijë denarë. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, tha se kjo është një shumë simbolike, me të cilën Qyteti i Shkupit dëshiron të tregojë solidaritetin dhe humanizmin që posedon.

Marketing

‘’Këshilli i Qytetit të Shkupit përveç seancës së zakonshme, do të mbajë edhe një seancë ku do të ketë një pikë në rëndin ditor. Do të ndahet ndihmë për familjet e të lënduarve tragjikisht në aksidentin fatkeq në fshatin Llaskarcë, Shkup. Do të kërkojmë që të dëmshpërblehen edhe familjet e të lënduarve përveç atyre që kanë ndërruar jetë në aksidentin fatkeq’’, u shpreh Petre Sheligov Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Dy pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Njëri nga ta është i shtrirë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ndërsa pacienti tjetër në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”. Nga Ministria e shëndetësisë informojnë se 9 pacientët e tjerë janë në gjendje të mirë dhe stabile.

’Në spitalin “8 Shtatori” janë të hospitalizuar gjithsej 7 pacientë, 6 nga ta janë në gjendje të mirë shëndetësor, kurse njëri është në gjendje të rëndë dhe ndodhet në trajtim intensiv.

Në Qendrën Klinike janë të hospitalizuar 4 pacientë, 1 në KARIL, 1 në traumatologji, 1 në neurologji dhe 1 në kirurgji torakale.

Pacientët janë në gjendje shëndetësore stabile, ku përjashtim bën pacienti i hospitalizuar në KARIL, i cili është në gjendje kritike’’, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndryshe të gjithë të lënduarit dhe familjarët e viktimave do të dëmshpërblehen nga kompania për sigurim Eurosig me të holla prej 2 mijë deri 9 mijë euro. Autobusi i Kompanisë Durmo Turs gjithashtu ka qenë i siguruar dhe sipas ligjit, në raste aksidenti, udhëtarëve u takon dëmshpërblim.

Marketing