Shkupi dha dëshmorë më 15 korrik

Nihal Olçok me prejardhje nga Shkupi, bashkëshortja e Erol Olçok dhe nëna e Abdullah Tayyip Olçok, dëshmorëve të cilët humbën jetën gjatë tentativës për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi nga organizata terroriste FETO, thotë se çdo musliman në Maqedoni mund të ndihet krenar me Abdullahun dhe Erolin të paktën sa Turqia.

Marketing

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Nihal Olçok, e cila u gjend në vendlindjen e saj Shkup në kuadër të aktiviteteve me rastin e përvjetorit të dytë të tentativës për grusht shteti, tha se dhimbja dhe malli janë në proporcion të kundërt me kohën, duke thënë se me kalimin e kohës dhimbja zvogëlohet, por malli rritet. Ajo thotë se ka dhjetra lëndë të ndara gjyqësore në lidhje me tentativën për grushtshteti të cilat i ndjek dhe në mesin e këtyre nuk bën dëllime, pasi paraqesin tërësi. “Për mua ekziston organizata terroriste FETO dhe nata e 15 korrikut. Këto janë dy konceptet që më interesojnë mua”, thotë Olçok. Olçok thekson se ka dallim të madh falja e namazit kur njeriu nuk ka aspak dhimbje nga falja kur njeriu përjeton dhimbje.

“Gjëja të cilën unë e synoj është jetesa në siguri, paqe dhe mirëqenie në vendin tim”, thotë Olçok. “Nënat i mbrojnë fëmijët, u thonë mos vdisni”

Ajo më tej duke treguar se kjo gjë nuk është një “dramë” dhe nuk duhet transferuar nëpër skena, tha se “Nëse nuk do të harrohet kjo punë, nëse nuk do të lejohet të harrohet, jo në këtë mënyrë. Ata që dëshirojnë të kuptojnë se si nuk do ta harrojmë le të urdhërojnë të vijnë, dera ime është e hapur për të gjithë, por jo me mbrëmje poetike, koncerte… Mund të ishte bërë një debat akademik në lidhje me këtë në Shkup… Si kanë siguruar ekzistencën e tyre në Shkup, nga cilat ‘rrugë’ erdhën nga Turqia, çka u premtua. Cilat ishin kushtet në Shkup që këta kaq lehtë u përhapën këtu”.

“Të mos presë askush nga unë të them se u bë shumë mirë që biri im u bë pjesë e parajsës. Çdokush që vdes në moshë 16 vjeçare është i parajsës, sepse nuk ka kohë të bëjë mëkate. Më së shumti çfarë mund të ketë bërë është të ketë pasur para dhe prapë të më ketë thënë se nuk ka kur e kam pyetur. Çfarë mund të bëjë? A mund të bëjë imoralitet një njeri në moshë 16 vjeçare që sapo kishte hyrë në adoleshencë. Nuk pinte alkool dhe cigare. Unë jam nënë dhe nënat fillimisht mbrojnë fëmijët. Nuk u thonë vdisni, por u thonë mos vdisni”, shton Olçok.

Duke folur për mënyrën se si mund të shpjegohet më së miri organizata terroriste FETO, Olçok vlerëson: “T’u shpjegohet atyre që nuk e kanë dëgjuar, atyre që nuk e dinë. Unë e them këtë: Shqipëria është struktura ekonomike e FETO-s, ndërsa Maqedonia me qendër Shkupin është qendra e strukturimit kulturor të FETO-s”.

Olçok thekson nevojën për realizimin e punëtorive me pjesëmarrje të sociologëve, psikologëve, teologëve dhe politologëve për studimin e kësaj teme.

“Shkupi nxorri dëshmor”

Nihal Olçok tha se dëshiron t’u dhurojë nga një veshje të Abdullahut tre çiklistëve nga Maqedonia të cilët udhëtuan deri në Stamboll me biçikleta në shenjë përkujtimi për Abdullah Tayyip Olçokun dhe dëshmorët e tjerë të 15 Korrikut.

“E dini se është traditë e këtyre trojeve t’ua shpërndajnë të dashurve gjësendet. Domethënë që të duash nuk është ta përjetosh. Ne themi për profetin se e duam pa e parë. Të duash nuk është të dëshmosh, por mund të duhet edhe pa parë. Andaj, këtë traditë në Ballkan dua ta realizoj me këta fëmijë”, nënvizon Olçok, e cila Shkupin e vlerësoi si vend tejet të rëndësishëm për të.

“Është aq i rëndësishëm saqë unë e ndava atdheun tim me bashkëshortin. Erol Olçok ishte shkupjan, ishte bërë shtetas. Njëjtë edhe Şamili dhe Emiri. Edhe Abdullahu ishte shtetas, shkupjan. Shkupi me të vërtetë mund të jetë krenar me 15 Korrikun. Presidenca dhe Kryeministria kanë nderuar me titullin hero Abdullahun dhe Erolin. Të paktën sa Turqia, çdo musliman në Maqedoni mund të ndihet krenar me Abdullahun dhe Erolin. Shkupi nxorri dëshmor. Andaj, kësaj duhet dhënë hakun, nëse doni që në botën tjetër t’ju përshëndesin me selam”, shprehet Nihal Olçok. /AA/

Marketing