Shkupi dhe Kumanovë pesë herë më të ndotura se niveli i lejuar

Shkupi dhe Kumanova duke përfshirë edhe Tetovën mbeten qytetet me ndotjen më të madhe të ajrit. Sipas matjeve të bëra nga stacionet matëse në tërë vendin, në Shkup dhe Kumanovë është regjistruar ajri i ndotur pesë here më tepër se norma e lejuar e Bashkimit Evropian.

Tek lagja “11 tetori” në Shkup, niveli i grimcave të pluhurit ka një tejkalim të normws me disa për qind apo siç është regjistruar vlera e grimcave PM10 është regjistruar për 270 mikrogram për metër kub. Në Butel 169 mikrogram, por më të ndotura janë regjistruar edhe GaziBaba, Aerodromi dhe Lisiçe e re. Pas Shkupi, qyteti i dytë më i ndotur mbrëmë ka qenë Kumanova, ku vlera e grimave PM10 ka qenë 277 mikrogramë për metër kub. Në Manastir 216, Kavadarc 175, Kërçovë 122, Tetovë, 105, etj.

PM10 janë grimca të vogla të shkaktuara nga djegia e karburantit dhe përdorimi i transportit në këtë zonë. Është vlera e dioksidit të azotit dhe benzeni që është në vlera limit”.