Shkupi dhe Sofja vendosin se kujt i takon “Mbreti Samoil”?

Se kujt do ti takojë figura historike e “Mbretit Samuil” kjo do të vendoset mes grupeve të punës të historianëve dhe shkenctarëve të Maqedonisë dhe Bullgarisë në një takim që do të zhvillohet në fund të nëntorit, shkruan portali bullgar “Dnes”.

Perandori i njohur i historisë së dy vendeve më në fund do të dihet se kujt i takon, pasi që është paralajmëruar takimi i tretë midis shkenctarëve të të dyja vendeve. Këto grupe të punës do të shqyrtojnë dhe revidojnë tërë librat e historisë së dy vendeve. Por në këtë shkrim është dhënë edhe një deklaratë e mëparshme e kryeministrit Zoran Zaev rreth asaj se kujt i takon Mbreti Samuil.

“Ndoshta kontesti se kujt i takon mbreti Samuil do të mbetet i pazgjidhur, por kjo është histori e jona e përbashkët. Kur i kthehemi prapa historisë, më mirë të shohim mundësitë për bashkim”, ka shkruar kryeministri Zaev.