Shkupi do të bëhet me velodrom

Shkupi në pranverë do të ketë velodrom. Vendimin për ndërtimin e mbështetën këshilltarët e Qytetit të Shkupit në seancën e sotme.

Marketing

Velodromi do të ndërtohet në Parkun e Qytetit në afërsi të Institutit të Blegtorisë ose pas NP Parqet dhe Gjelbërimet.

Projekti do të ndihmohet me donacion prej “Stopanska Banka” SHA Shkup në vlerë prej 1,5 milionë denarë.

Në vitin 2018 janë planifikuar për realizim të projektit 1,5 milionë denarë, por pas projektimit është vlerësuar se do të nevojiten gjithsej tre milionë denarë. Projektin e financon banka, ndërsa detyra e Qytetit të Shkupit është që të pastrojë hapësirën, nuk do të ketë prerje të drunjve, do të rekonstruohet parkingu, do ta ndriçojë dhe mbrojë.

Autoritetet e qytetit informojnë se me këtë shkupjanëve do t’u jepet një mundësi që ta përdorin, siç thonë pjesën e lënë pas dore të Parkut të Qytetit. Përveç pjesës rekreative, velodromi do të ketë edhe pajisje shoqëruese urbane si karrige, tavolina, tualete…etj.

Marketing