Shkupi e mposhti edhe Daugavlips dhe do luaj në kualifikimet kryesore të ligës

Kampioni i futsallit maqedon, Shkupi ka shkruar histori kur për herë të parë në historinë e vet ka arritur të siguroj kualifikime kryesore në Ligën e kampionëve.

Marketing

Ekipi nga Çairi ka luajtur turnir fantastik në Shkup, kur mbrëmë edhe pse i duhej barazim kundër Daugavpilsit të fortë nga Letonija, vendosi të shkoj deri në fund dhe kualifikimet e para ti kryej me tri fitore maksimale.

Pas fitoreve të lehta dhe bindëse ndaj Kardif dhe Enkamp, mbrëmë çairasit u gjindën me Daugavlipsin e gjallë por as kjo nuk iu paraqiti problem për të festuar fitoren minimale me 3-2, me të cilën e vëretetuan vendin e parë në grupë.

Me golat e shënuar nga Seferi në minutën e katërt dhe të Berishës në minutën e 15-të, Shkupi fitoi me 2-0, por mysafirët u kthyen në lojë dhe barazuan 2-2. Megjithatë, Petroviq ishte në krye të detyrës dhe e tërhoqi ekipin e tij në fitore dhe sukses në përfaqësim elitar.

Marketing