Shkupi edhe sot me numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus

Kryeqyteti edhe sot me numër më të madh të rasteve të reja me Kovid-19, gjithsej 63, ndërsa nga komunat e Shkupit, paraprinë Çairi sipas numrit të rasteve aktive të infektuar nga koronavirusi – 152, tregon statistika më e re e Ministrisë së Shëndetësisë.

Marketing

Në bilancin për gjendjen me Kovid-19, që sot e publikoi Ministria, janë regjistruar 111 të sapoinfektuar, ndërsa janë treguar edhe shifrat e rasteve aktive në Shkup.

Pas Çairit me 152 raste aktive në vend të dytë është Buteli me 59 raste aktive, e treta është Gazi Baba me 58, në Aerodrom ka 53, në Saraj dhe Qendër nga 52.

Në Karposh janë regjistruar 40 raste aktive, në Kisella Vodë 29, në Haraçinë 23, në Studeniçan 18, në Gjorçe Petrov dhe Ilinden nga 17, në Shuto Orozare 12, në Petrovec gjashtë, në Çuçer Sandevë tre, në Sopishte 2, ndërsa për një rast ende përcaktohet se nga cila komunë është.

Me bilancin e sotëm shifra e tërësishme e kovid të diagnostifikuarve në vendin tonë nga fillimi i epidemisë arrin 3025, shifra e pacientëve të shëruar është 1646, e të vdekurve është 153, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend arrin 1226. sa/

Marketing