Shkupi eliminohet nga garat evropiane

FC Shkupi është përshëndetur nga garat europiane të këtij edicioni, teksa sonte në arenën “Todor Proeski” u eliminua nga skuadra armene e Pjunik.

Barazimi 3:3 i ndeshjes së parë ju dha shumë vetëbesim futbollistëve “bardhekaltër” nga Çairi, të cilët megjithatë nuk arritën që të shfrytëzojnë terrenin vendas dhe përkrahjen e tifozëve të tyre, të cilët nuk ndaluan së përkrahuri skuadrën e tyre të zemrës për gjatë gjithë ndeshjes pavarësisht rezultatit që ishte në disfavorin e tyre.

evn