Skuadra e FC Shkupi që nga dita e hënë u ka dhënë futbollistëve pushimin e merituar, ndërsa kryesia e klubit tani po punon në mënyrë intensive.

Fillimisht janë liruar nga obligimet e klubit dy futbollistët e huazuar, Shpend Asani i Shkëndijës dhe Emre Can Atila i Konyaspor, të cilët i falënderojmë për angazhimin e dhënë gjatë fazës sa ishin pjesë e ekipit.

Deri më tani asnjë nga futbollistët nuk ka kërkuar largim nga ekipi dhe kryesia është në bisedime për të vazhduar kontratat me ta.

Përndryshe futbollistët nga 1 qershori do të stërviten individualisht, ndërsa trajneri Zekirija Ramadani grumbullimin e parë e ka parapa të jetë me 6 qershor.