Shkupi ndalon importin e peshkut nga Kosova, ja arsyet?

Peshku i freskët mund të hyjë nga Kosova në vendin tonë, vetëm nëse menjëherë i njëjti distribuohet nëpër markete dhe dyqane peshku. Ndalesa e importit të rezervave të peshkut në Maqedoninë e Veriut nuk është vetëm për Kosovën, por për të gjithë shtetet që nuk kanë kryer monitorime dhe nuk kanë asnjë garanci për këtë material që do të na sjellë se është i shëndetshëm, thotë Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski.

Marketing

Arsyeja për vendosjen e një ndalese të këtillë nga Agjencia për ushqim dhe veterinari, sipas Dimokovskit është për shkak se Maqedonia e Veriut po përgatitet që shumë shpejt të marr leje për eksportimin e peshkut të freskët në tregun evropian.

Ndërkaq ministri tha edhe se janë ndërmarrë masa të shumta për të parandaluar përhapjen e Murtajës afrikane nëpërmjet produkteve ushqimore.

Nga ana tjetër Kosova kërkon nga Maqedonisë e Veriut t’i largojë masat e vendosura për produktet kosovare, konkretisht rasatit të peshkut. Ku nga atje janë kërcënuar se Maqedonisë së Veriut do t’ia kthejnë në të njëjtën monedhë.

“Peshku i freskët mund të hyjë nga kosova nëse i njëjti shpërndahet menjëherë nëpër markete ose dyqane peshqish. Ndalesa është për materilin për shumim, si ikra dhe peshqve të rinj”, deklaroi Trajan Dimovski.

Marketing