Shkupi pret datë për negociata dhe satisfakcion për punën e saj

Maqedonia e Veriut është reale të presë hapje të negociatave për anëtarësim në BE, nuk ka paralajmërime nga Bullgaria se do ta bllokojë caktimin e datës.

Marketing

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dje nga Shkupi porositi se Maqedonia e Veriut e mësoi leksionin nga e kaluara dhe është reale të marrë satisfakcion të tërësishëm nga bashkësia ndërkombëtare përmes hapjes së negociatave me BE-në, që pritet të ndodh këtë muaj, edhe përmes pranimit zyrtar në anëtarësimin me të drejtë të plotë në NATO.

“E rëndësishme është ta mbështesim Maqedoninë e Veriut në atë rrugë. Ajo është rrugë pa alternativa kur bëhet fjalë për stabilitet të rajonit dhe prosperitet ekonomik dhe demokratik. Maqedonia për arsye të njohura në vitin 2008 në Samitin në Bukuresht e humbi hapin pas të cilit më parë me siguri ka hapëruar në procesin e integrimit, por supozoj se disa leksione janë mësuar si duhet. Në ndërkohë është bërë përparim serioz dhe sot është reale të pritet Maqedonia e Veriut të marrë datë, satisfakcion të tërësishëm para se gjithash përmes dy lëvizjeve të bashkësisë ndërkombëtare. I pari është hapja e negociatave me BE-në, që presim të ndodh këtë muaj dhe pranimi i dytë zyrtar në NATO”, tha Gjukanoviq.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Peka Havisto i cili e vizitoi vendin dy javë para vendimit të Këshillit të BE-së për fillim të negociatave inuadruese me shtetin, vlerësoi se Qeveria ka bërë hapa të rëndësishëm drejt realizimit të qëllimit për inkuadrim drejt BE-së dhe se shpreson që këtë vjeshtë do të sillet vendim me qëllim që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë negociata për anëtarësim në BE. Megjithatë, theksoi në procesin e sjelljes së vendimeve respektohen qëndrimet e të gjitha shteteve tjera anëtare të Unionit.

“E dimë që Bundestagu i Gjermanisë solli vendime pozitive dhe duhet ta presim derisa të gjitha shtetet anëtare të BE-së nuk e rrumbullaksojnë pozitën e tyre për zgjerim”, tha Havisto, duke potencuar se nevojitet kohë për t’u rrumbullaksuar marrëdhëniet veçanërisht në lidhje me Serbinë dhe Malin e Zi, si dhe që Brukseli është i shqetësuar me shumë punë si Bregziti, kriza e refugjatëve.

Nuk mundet, thotë, të tregojë nëse është optimist ose pesimit për fillimin e negociatave, por ka potencuar se debati për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë intensifikohet në Bruksel dhe se ka shumë komente pozitive.

Sipas presidentit Stevo Pendarovski nuk ka paralajmërime nga kreu shtetëror bullgar se Sofja do ta bllokojë caktimin e datës për fillim të negociatave me BE-në. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin malazez Milo Gjukanoviq në vila “Vodno” tha se kreu shtetëror bullgar në mbledhjen e mbajtur të hënën paralajmëroi vendosje të kërkesave të cilat mund të inkuadrohen si pikëreferimi i tyre në rrjedhën e mëtutjeshme të negociatave.

“Nuk ka kurrfarë paralajmërimi nga faktori relevant i Bullgarisë fqinje, nëse është president, Qeveria, ministrat kompetent, se Bullgaria tani do të na bllokojë kah mesi i këtij muaji kur presim të marrim datë për negociata, kur e presim vendimin evropian më 15 ose 17 tetor. Si më tutje, jo vetëm Bullgaria, por ndoshta edhe Greqia nëpër implementimin e mëtutjeshëm të Marrëveshjes së Prespës, ka të bëjë me rrjedhën e negociatave të cilat zgjasin me vite, në atë proces të gjatë, do të shohim. Së pari do të lexojmë dhe dëgjojmë atë që e paralajmërojnë si korrnizë negociuese për këtë çështje, por përsëris ajo është për periudhën e mëtutjeshme kur të fillojmë të negociojmë, shpresojmë nga fillimi i vitit 2020”, tha presidenti Pendarovski.

Ai shtoi se në atë moment kur do ta shohim pozitën negociuese do të mund të themi ne do të përgjigjemi në atë.

Ish presidenti bullgar Rosen Plevneliev konsideron se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE dhe në NATO, ndërsa Sofja nuk duhet që t’i japë shuplaka Shkupit, por ta përkrahë bashkëpunimin në të gjitha fushat. Sipas tij nuk duhet që të ketë manipulime me historinë, por në vend të promovimit të patriotizmit të rremë duhet që të përforcohen aktivitetet dhe bashkëpunimi, veçanërisht me Maqedoninë e Veriut. Plenveliev thotë se edhe përkundër disa çështjeve të pazgjidhura, megjithatë, ka një përparim serioz në raportet midis dy vendeve.

“I vetmi i cili nuk e ka aprovuar arritjen ishte presidenti Rumen Radev. Dështimi i tij në politikën e jashtme është i dukshëm,. Ai ka vendosur që të mbajë takim me kreun shtetëror dhe të vendosë vija të kuqe. Në këtë rast nuk duhet të demonstrojmë patriotizëm të rremë para zgjedhjeve. Bullgaria nuk duhet që të jetë vend i cili do t’i japë shuplaka dhe t’i tregojë “kartonin e kuq” Maqedonisë së Veriut. Pozitive është ajo që Qeveria me pragmatizëm dhe urtësi ka dalë nga situata”, tha Plenveliev në deklaratën për “Fokus”-in bullgar.

Zëvendëskryeministrja dhe shefe e Diplomacisë së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva sërish thekson se mbështetja bullgare për eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut asnjëherë nuk ka qenë pa kusht – ka një kusht shumë të qartë, ndërsa ai është marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Nuk ekziston mënyrë të synoni të bëheni anëtare e BE-së dhe të keni marrëdhënie bilaterale të pazgjidhura. Ai nuk është vetëm kriteri bullgar, por një nga kriteret për anëtarësim në BE – marrëdhënie të mira fqinjësore dhe miqësore”, tha Zaharieva në deklaratë për TV Nova bullgare.

Sipas saj, pjesa historike mes Shkupit dhe Sofjes është çështje më e rëndë nga kontesti për emrin që ishte zgjidhur me Marrëveshjen e Prespës.

“Marrëveshja e Prespës është bilaterale. Nuk është lehtë të ndërrohet emri i vendit tuaj, por pjesa historike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë është më e rëndë. Tërë identiteti dhe historia e ekzistimit të Republikës të Maqedonisë së Veriut nga viti 1944 është themeluar në disa pjesë të historisë sonë të përbashkët”, theksoi Zaharieva.

Marketing