Shkupi pret që Prishtina ta ekstradoj Afrim Ismailoviqin

Shkupi zyrtar kërkon nga Prishtina ekstradimin e Afrim Ismailoviqit, njërit nga të dënuarit me burgim të përjetshëm për rastin “Monstra”.

Marketing

“Ne prej më herët kemi kërkuar ekstradimin dhe presim që pushteti i ri i Kosovës të respektoj marrëveshjet ndërkombëtare, për të cilat kanë zotuar edhe Kosova edhe Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërkohë ë kjo do ta përforcoj edhe më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve. Sigurisht se askush nuk është fajtor derisa nuk kemi një aktvendim të plotfuqishëm, por besoj se për këtë rast kjo është konfirmuar me vendim gjyqësor. Pres që pushteti i Kosovës mike, ta respektoj të drejtën dhe marrëveshjet ndërkombëtare dhe ta ekstradojnë personin”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Ismailoviq u arrestua mbrëmë në Kosovë pas një aksident trafiku.

Marketing