Shkupi me disa aktivitete dhe manifestime shënon 54 vite nga tërmeti katastrofal në vitin 1963, në të cilin 1.070 njerëz e humbën jetën, ndërsa 3.000 u lënduan.

Programi i quajtur “Shkupi flet” në katër gjuhë e bashkoi artin figurativ, teatror, filmik dhe multimediaë dhe aktivizmin qytetar, konceptualisht të lidhur me tërmetin, por edhe me historinë kulturore të metropolit. Shënimi filloi të hënën, kur në anën lindore të Muzeut të Qytetit të Shkupit u zbuluan shkronjat e kthyera nga porosia e Josip Broz Titos.

“Nuk është harruar mbështetja që para 55 viteve qyteti ynë e mori nga e mbarë bota. Kjo le të jetë mundësi e mirë për të treguar se e duam qytetin tonë, kulturën e tij dhe urbanizmin unikat që do ta kultivojmë në të ardhmen”, tha atëherë kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në Muzeun e Qytetit të Shkupit.

Në pesë lokacione të ndryshme nëpër kryeqytet, sot në mëngjes në orën 5:17 u krye aksioni audio-artistik në kohëzgjatje prej një minute “Zgjohu Shkup”, i cili duhej t’i përkujtonte qytetarët për kohën e saktë të tërmetit katastrofal të Shkupit, të 26 korrikut të vitit 1963. Me aksionin u përfshinë Muzeu i arteve bashkëkohore, Muzeu i Qytetit të Shkupit, Qendra tregtare e qytetit, Porta Vllae, ndërsa një automjet me zërim qarkullonte nëpër bulevardin “Aradhat partizane”. Organizues i aksionit është grupi i cili i bën aksionet urbane artistike nëpër Shkup dhe punon në kuadër të Qendrës për arte bashkëkohore.

Delegacione zyrtare dhe përfaqësues të institucioneve sot do të vendosin kurora lulesh në Varrezat e qytetit në Butel, para Përmendores së viktimave nga tërmeti katastrofal. Aksioni tradicional i dhurimit të gjakut do të ,bahet prej orës 9:00 deri në orën 17:00 në Muzeun e Qytetit të Shkupit. Organizues janë Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit dhe Muzeu i Qytetit të Shkupit.

Organizata e grave e Qytetit të Shkupit do të mbajë lexim poetik “Për Shkupin që e dua” në Muzeun e Qytetit të Shkupit, ndërsa Shoqata e aksionistëve nga shtëpia e studentëve “Stiv Naumov” do të organizojë marsh deri në Muzeun e Shkupit, ku në orën 20:00 do të hapet ekspozita “Nga vëllazërim-bashkimi ’63 deri tek Shkupi ’63”.

Në Muzeun e arteve bashkëkohore do të hapet ekspozita e veprave nga autorë grekë. Në Qendrën rinore kulturore ndërkaq do të ketë projeksione të serisë “Dosja Shkupi” dhe program të pasur muzikor.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve t’i ndjekin ngjarjet, të përkujtohen për tragjedinë e cila e shkatërroi qytetin tonë dhe bashkarisht të dërgojmë porosi se nuk e kemi harruar mbështetjen që para 55 viteve e morën nga e mbarë bota.

Tërmeti katastrofal ndodhi më 26 korrik të vitit 1963 në orën 05:17, ndërkaq goditje më të vogla pati deri në orën 05:43. Tërmeti i Shkupit u ndje në hapësirë prej rreth 50.000 metrash katror. Nga goditja u rërnuan 15.800 banesa, ndërkaq u dëmtuan 28.000. Mbi 200.000 njerëz mbetën pa kulm mbi kokë.

Nga tragjedia në Shkup u shqetësua dhe u angazhua mbarë bota. Kryqi i Kuq ndërkombëtar u bëri thirrje të gjitha organizatave nacionale të organizojnë ushqim për fëmijët e Shkupit. Unioni interparlamentar dërgoi rekomandim të gjitha parlamenteve dhe qeverive të ndihmojnë në riparimin e qytetit. organizatat humanitare në shumë vende iu qasën grumbullimit të ndihmave për Shkupin. Kështu Shkupi u bë qytet i solidaritetit ndërkombëtar.

Kombet e Bashkuara menjëherë pas katastrofës ndërmorën aktivitete që në mënyrë planore dhe afatgjate t’i ndihmohet qytetit të shkatërruar. Në kohën kur ekipe ekspertësh të KB-së filluan të arrijnë në Shkup, në selinë e organizatës ndërkombëtare u tha se Shkupi do të jetë përmedore e solidaritetit njerëzor. Më 23 shtator të vitit 1963 35 vende kërkuan që Asamblea e Përgjithshme të vendosë në rend dite të mbledhjes së vet pikë për ndërmarrjen e masave me rastin e tërmetit në Shkup. Pas katër ditësh, më 27 shtator, Asambleja e përgjithshme i dha prioritet aksionit ndërkombëtar për ofrim të ndihmës për Shkupin.

Më 14 tetor, pas diskutimit dyorësh, Asamblea e përgjithshme e KB-së, unanimisht miratoi Rezolutë për ofrim të ndihmës qeverisë jugosllave gjatë rikonstruimit të Shkupit. Në Rezolutë shprehet keqardhja me rastin e katastrofës së madhe. Në debatin për ofrimin e ndihmës për Shkupin, Asamblea e përgjithshme e dëgjoi fjalimin e përfaqësuesve nga mbi 20 vende nga të gjitha kontinentet. Ajo ditë hyri në analet e Kombeve të Bashkuara si dita e Shkupit.

Në historinë e vet të gjatë, qyteti disa herë është shkatërruar dhe sërish ka rilindur. Në hapësirën ndërmjet fshatrave Zllokuqan dhe Bardovc ka ekzistuar qyteti Skupi, metropol i Dardanisë. Ky qytet romak në vitin 518 ishte shkatërruar nga tërmeti. Atëherë në Dardani ishin rrënuar 24 kështjella të qytetit. Fuqia e atij tërmeti ishte 10 – 11 ballë. Tërmeti katastrofal tërësisht e shkatërroi Shkupin. Gjatë goditjes ishin krijuar shumë të çara në tokë. Nga kodrat përreth u rërnuan masa të mëdha shkëmbinjsh. Shkupi më pas u ndërtua në vendin e sotëm.

Edhe qyteti i ri nuk u kursye nga dukuritë sizmike. Tërmeti tjetër katastrofal ndodhi në vitin 1555. Fuqia e tij ishte rreth 10 ballë, pas çka qyteti sërish ishte shkatërruar.

Shkatërrimi i tretë i madh katatrofal i Shkupit ndodhi para saktë 55 viteve, në mëngjesin e 26 korrikut të vitit 1963 në orën 05:17 minuta.