Shkupi transferon portierin e kombëtares së Nigeris U20

Një nga portierët më të mirë të Nigerisë, Detan Ogundare, i cili është “njëshi” në kombëtaren e të rinjve U20, do të jetë anëtar i ri i FC Shkupit, i cilin ka nënshkruar marrëveshje tre vjeçare, njofton scornigeria.

Marketing

Ogundare ishte zgjedhja e parë për portier në ekipin nigerian në tri ndeshjet e fundit kualifikuese para Akapn Udoh dhe në turneun e fundit në Egjipt.

Detan Ogundare pritet ti bashkohet Shkupit në dhjetor kur ai është 18 vjeç.

Duket i habitshem ky transferim, sepse Shkupi në këtë pozitë ka portierin Suat Zendelin, i cili njoftoi se vazhdon të mbroj  si dhe ish-përfaqësues i të rinjve të Maqedonisë, Igor Aleksovski i cili erdhi këtë verë si lojtar i lirë pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Vardarin.

Ende nuk ka konfirmim nga Shkupi për këtë transferim.

 

Marketing