Shkupi,ndër qytetet më të ndotura në botë!

Shkupi sot në mëngjes është radhitur ndër qytetet më të ndotura në botë, në vendin e pestë.Këtë mëngjes, ajri në kryeqytet është i ndotur në vende të shumta. Stacionet matëse tregojnë ndotjen më të lartë në Komunën e Qendrës me një matje prej 203 mg/m3, e ndjekur nga Milladinovci me 187 mg/m3 dhe Lisiçe me 187 mg/m3.

Marketing

Grimcat e lejuara PM10 në ajër janë 50 mg/m3. Në listën e vendeve më të ndotura në vend këtë mëngjes janë Tetova, Komuna e Karposhit dhe Rektorati i Shkupit.

Marketing