Shkupjani bëhet për spital në Kumanovë

Me 09.04.2019 në SPB Kumanovë është lajmëruar se në Qendrën Mjekësore në Kumanovë me lëndime është sjell P.V.(31) nga fshati Jurumleri, Shkup, i cili pastaj është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup

Marketing

P.V. është lënduar në lagjen Karposh në Kumanovë ku është sulmuar fizikisht nga R.S.(22) nga Kumanova, me të cilin disa herë janë përleshur fizikisht, ndërsa paraprakisht bashkërisht edhe me disa shok tjerë kanë konsumuar alkool.

R.S. është arrestuar në Stacionin Policor dhe kundër tij është ngritur padi penale për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ lëndim i rëndë trupor”, ndërsa nga gjykatësi me procedurë paraprake iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Marketing