Në SPB Shkup në ora 08:40 të mëngjesit të sotëm u raportua se një person derisa ishte ngjitur në cisternë e cila ishte afër stacionit të hekurudhës në Ilinden është goditur nga një sulm elektrik.

Nga MPB-ja konfirmuan për MEDIAL-në se personi kishte vdekur dhe se ishte identifikuar se bëhet fjalë për M.B (46) nga Shkupi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet nga SPB Shkup, Brigada Territoriale e Zjarrfikësve dhe Shërbimet e Urgjencës Mjekësore.