Shkupjani në mes të autostradës me mashtrim vodhi 70 mijë euro

MPB njofton se ka ngritur padi penale ndaj personit me iniciale I.I (30) nga Shkupi, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “vjedhje të rëndë”. Personi ka fituar pasuri në mënyrë të paligjshme në vlerë prej 73 mijë eurove.

Marketing

“I.I më 12 korrik rreth orës 07:00, në një pompë benzine në rrugën Kumanovë-Shkup, ka vërejtur se në makinën e të dëmtuarit ka çantë me para. Pasi i dëmtuari është larguar me makinën e tij në drejtim të Shkupit, është arritur me makinë nga i padituri I.I, i cili për një moment ka ngritur dorën e djathtë duke sinjalizuar defekt. I dëmtuari ka dal nga makina, ndërsa në atë moment i padituri ia ka marrë çantën me para dhe është larguar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Marketing