Tridhjetë e tetë vjeçari N.J. dje ka lajmëruar se ai dhe gruaja e tij T.J.(33) fizikisht janë sulmuar nga familjari i tyre D.A.(31) nga Shkupi.

“Nga ora 14.00, ai që ka paraqitur rastin në polici, gruaja e tij dhe dy fëmijët adoleshent kanë qenë mysafir te D.A. Rreth orës 21.00, D.A. me shkop ka nisur që ta godas N.J. dhe gruan e tij shtatzënë. Me veturën e Ndihmës së Shpejtë, ata janë dërguar në Qendrën Emergjente në kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’, ku iu është dhënë ndihmë mjekësore dhe janë konstatuar lëndime të rënda”, informuan nga policia.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.