Shkup,sot dhe nesër regjim i veçantë komunikacioni

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Regjim i veçantë i komunikacionit sot dhe nesër në periudhën prej orës 7:00 deri në orën 17:00 vendoset në një pjesë të bulevardit “Goce Dellçev” në Shkup për shkak të garës ndërkombëtare në automobilizëm FIA-CEZ Shpërblimi i Qytetit të Shkupit “Shkupi 2019, në organizim të Federatës Automobilistike.

Marketing

“Gara do të zhvillohet në vendin nga udhëkryqi mes bulevardit “Kërste Petkov Misirkov” dhe bulevardit “Goce Dellçev”, drejtë udhëkryqit mes bulevardit “Goce Dellçev” dhe rrugës “Bellasica”, afër mbikalimit të hekurudhës në lindje, në veri vazhdon deri te qarkorja, në jug të udhëkryqit mes rrugëve “Vladimir Komarov” dhe “Bellasicë”. Për këto shkaqe Reparti për Siguri në Komunikacionin Rrugor në periudhën e përmendur do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit, me çka komunikacioni do të rikahëzohet nëpër rrugët anësore”, kumtoi MPB.

Apelojnë deri te qytetarët që t’i respektojnë urdhrat të cilat i japin nëpunësit e policisë nëpër rrugët nëpër të cilat do të zhvillohet ngjarja.

Marketing