Shkurtohen harxhimet rrugore të deputetëve

Me 9 vota PRO, asnjë kundër, deputet u pajtuan që të marrin më pakë harxhime për rrugë. Në seancën e Komisionit për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, me ligjin e ri, ata në vend që të marrin 30% nga çmimi i shitjes për 1 litër lëndë djegëse për kilometër, tani do të marrin kompenzim 20%. Kryetari i Komisionit Aleksandar Kiracovski, duke arsyetuar propozim ligjin tha se tani do të jenë minimale mundësitë për keqpërdorimin e parave të qytetarëve.

Marketing

“Si më përgjegjës në këtë shtet, dua të theksoj se kjo shumicë parlamentare, respektivisht të gjithë propozuesit e kësaj zgjidhjeje ligjore, janë iniciatorë që shpenzimet rrugore të ulen për 1/3, në krahasim me zgjidhjen ligjore paraprake. Kjo do të thotë se nga 30% e çmimit të derivateve për një kilometër, ne sot i propozojmë Kuvendit të Maqedonisë që ajo përqindje të ulet në 20%”, tha Kiracovski.

Sipas llogarive të reja, deputetët të cilët kanë marr nga 100 mijë denarë në muaj për harxhime rrugore, tani sipas propozim ligjit të ri do të marrin nga 60 mijë denarë.
Sipas Kriacovskit deputetët, tani harxhimet do të duhet ti dëshmojnë në disa mënyra.

“Çdo rrugë e kaluar brenda Republikës së Maqedonisë, pavarësisht vendit ku jeton një deputet, deri në Kuvendin e Maqedonisë patjetër do të duhet të konfirmohet. Kontrolli do të bëhet në mënyrë që çdo deputet do të duhet të japë llogari fiskale për derivatin e harxhuar, por edhe për urdhërpagesën, respektivisht për pagesat rrugore, dhe të njëjtat do të duhet t’i paguajë me kartelë kreditore apo debitore”, tha Kiracovski.

Në propozim ligjin e ri, po ashtu parashikohet që deputetët që jetojnë më larg Shkupit, të mund të vendosin nëse do të dëshirojnë të udhëtojnë për ç’do ditë, ose të marrin banesë me qira. Ky ligj u propozua nga deputetët e LSDM-së. Pasi ligji kaloi në lexim të dytë në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, tani do të duhet të kalojë edhe në seancë plenare.