Kuvendi me 79 vota “pro” ka votuar në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për deputetët me të cilin parashikohet shkurtimi i mjeteve që marrin deputetët për shpenzimet për rrugë.

Sipas ndryshimeve në vend 30 për qind nga çmimi i një litër derivat për një kilometër të kaluar, nga tani do t’i marrin nga 20 për qind nga çmimi i një litër derivat.

Përpos kësaj në përputhshmëri me ndryshimet në Ligjin deputetëve u mundësohet edhe kompensim për qira në Shkup.
Para sjelljes së ndryshimeve nuk kishte deputetë të lajmëruar për të marrë fjalën e as amendamente, kështu votimi u bë pa asnjë anulim.