“Shmangni vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye”, MSH: Rritja e rasteve në Shkodër e Tiranë nga mosrespektimi i distancimit social

Me hartën e përditësuar të Task-Forcës së Ministrisë së Shëndetësisë shihet një rritje e rasteve në Shkodër e Tiranë të të prekurve nga koronavirusi. Sipas MSH, kjo ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që rekomandohet.

Marketing

Ndaj MSH bën thirrje dhe njëherë për të gjithë qytetarët që të shmangin vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsyeje.

“Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër dhe Tiranë tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike.
Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik në terren edhe me një ekip të Institutit të Shëndetit Publik.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19”, deklaron MSH.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Lushnje, 5 raste
– Elbasan, 10 raste
– Fier, 25 raste
– Kavajë, 8 raste
– Rrogozhinë, 4 raste
– Korçë, 16 raste
– Vlorë, 5 raste
– Shkodër, 38 raste
– Lezhë, 14 raste
– Berat, 1 rast
– Has, 9 raste
– Krujë, 5 raste
– Tropojë, 4 raste
– Pukë, 4 raste
– Mirditë, 3 raste