Shndërrimi i shkollës fillore në çerdhe, ka nxitur protesta në Kamjan të Bogovinës

Komuna e Bogovinës sot mbylli objektin e vjetër të shkollës fillore “Sabedin Bajrami” të fshatit Kamjan, me qëllim fillimin e punimeve për kthimin e këtij objekti në çerdhe. Por, ky vendim i komunës ka revoltuar prindërit e fëmijëve të kësaj shkolle, të cilët nga sot mësimin duhet ta vazhdojnë në objektin e ri të shkollës, i cili sipas prindërve nuk i plotëson nevojat e nxënësve.“Ishim si prind lartë, nuk janë të njëjtat kushte siç janë këtu. Pra mendojmë se duhet ta bojkotojmë atë proces arsimor. Le ti krijojnë të njëjtat kushte që i kanë këtu dhe vazhdojmë me procesin arsimor sepse nuk është njerëzore të mbyllet një objekt pa u zgjidh i gjithë procesi”.

Marketing

“Mendoj se mësimi duhet të bojkotohet nëse s`plotësohet kushtet ashtu siç i kanë pasur fëmijët këtu, pra mësimi duhet bojkotuar nga gjithë nxënësit dhe prindërit. Këtu ka pasur shtatë klasa të rregulluara sipas standardeve për mësim interaktiv, kurse kushtet aktuale që janë atje janë për mësim frontal apo klasik siç ka qenë para 25 vitesh”.

Por, përkundër rezistencës së prindërve, komuna nuk heq dorë nga projekti i kthimit të këtij objekti shkollor në çerdhe.

Brenda javës ne e shtymë këtë afat me qëllim që t`ua sqarojmë opinionit, arsimtarëve, prindërve se ky është një projekt i kryer dhe ata duhet ta kuptojnë se kjo është një çerdhe që do të jetë në dobi të të gjithëve – tha Minur Asani, përgjegjës i sektorit për arsim në Komunën e Bogovinës.

Komuna e Bogovinës, në kuadër të thirrjes së ministrisë për punë dhe politikë sociale, fitoi grantin prej 120 000 eurove për themelimin e çerdhes në këtë objekt, vendim ky i cili sot ka filluar të zbatohet.

Marketing