Shoferi dhe vajza e tij 5 vjeçare nga Kumanova lëndohen në një aksident

Kumanovari dhe vajza e tij 5 vjeçare janë lënduar rëndë pasi që me veturën që kanë qenë duke vozitur kanë dal nga rruga dhe janë rrokullisur dje në rrugën regjionale Kumanovë-Shën Nikollë.

Marketing

Për shkak të lëndimeve, shoferi dhe vajza janë dërguar në Spitalin e Shtipit, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve prej atje janë dërguar në Klinikat e Shkupit.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në ora 15.50, në rrugën regjionale Kumanovë-Shën Nikollë, kur vetura e tipit “golf” e drejtuar nga F.S.(24) nga Kumanova ka dal nga rruga dhe është rrotulluar.