Shoferi që goditi policin për vdekje ka qenë i dehur

Prokuroria Publike ka dalë me detaje në lidhje me aksidentin tragjik, ku një polic në detyrë humbi jetën si pasoj e goditjes së marrë nga një makinë në lëvizje, ndërsa një polic tjetër është në gjendje të rëndë dhe po lufton për jetë.

Marketing

“Makina e drejtuar nga i dyshuari, banor i Kumanovës ka qenë në gjendje të alkoolizuar, ka goditur dy zyrtar policor. Për shkak plagëve njëri nga të lënduarit në vendngjarje ka humbur jetën. Shoferi më pas duke vazhduar drejtimin e makinës ka goditur një makinë tjetër në të cilën kanë qenë tre persona duke ju shkaktuar lëndime.

Makina në këtë rast nuk ka ndaluar por ka vazhduar edhe më tej, por për shkak shpejtësisë dhe goditjeve është rrokullisur. Gjatë përplasjes shoferi është lënduar.”, thonë nga Prokuroria.

Prokurori përgjegjës ka sjellë Urdhër për të bërë obduksion mbi trupin e të ndjerit.

Marketing