Shokon zyrtari kinez: Ushtria amerikane mund ta ketë sjellë virusin korona në Kinë

Zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme i Kinës Zhao Lijian, ka bërë një deklaratë shokuese të enjten e 12 marsit. Nëpërmjet një postimi në Twitter, ai tha se ushtria amerikane mund ta ketë sjellë koronavirusin në qytetin kinez Wuhan, që po cilësohet si epiqendra e epidemisë.

Marketing

Këto komente vijnë si kundërpërgjigje ndaj zyrtarëve amerikanë, që kanë thënë se autoritetet kineze kanë vepruar shumë ngadalë për të parandaluar përhapjen e virusit dhe për mos transparencë, shkruan Reuters.

Të enjten Këshilltari amerikan për Siguri Nacionale, Robert O’Brien, ka thënë se shpejtësia me të cilën Kina ka reaguar për të parandaluar koronavirusin i ka kushtuar botës, kur sipas tij kanë mundur të bëhen përgatitjet më herët.

Me një gjuhë të ashpër të shkuar në gjuhën angleze në llogarinë e verifikuar në Twitter, zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme i Kinës, Zhao Lijian, ka shkruar se janë Shtetet e Bashkuara që u mungon transparenca.

“Ku filloi pacienti zero në SHBA? Sa njerëz janë infektuar? Cilat janë emrat e spitaleve? Ndoshta ushtria amerikane është ajo që solli epideminë në Wuhan. Ju lutem jini transparent. I bëni publike të dhënat e juaja. SHBA-të na e kanë borxh një shpjegim”, ka shkruar Zhao.

Marketing