Shoqata “Irtia” në Shkup organizon 24 ligjërata për ta njohur sa më mirë historinë shqiptare

Duke e ditur faktin se ne si shoqëri e të rinjtë në veçanti ditë e më shumë nuk meren dhe nuk marrin seriozisht historinë dhe trashëgimin tonë, ne një grup studentësh të drejtimeve të ndryshme pamë të nevojshme krijim e një hapësire ku do mësohet për Historinë tonë Shqiptare, ndaj dhe themeluam Shoqatën Edukative “IRTIA”.

Marketing

Ligjeratat dhe mësimet që do të mund të ndiqen janë nga lënda e Historisë, ku në total do jenë 24 në numër gjatë gjithë vitit, po ashtu kemi paraparë të kemi ekskurzione të ndryshme nëpër qytete të ndryshme shqipëtare.

Të drejtë aplikimi dhe pjesmarjeje tek Shoqata Edukative “IRTIA” kanë nxënësit e klasës së 7 të shkollave fillore.

Aplikimet pranohen deri të Shtunën (02.11.2019) gjithashtu ligjerata e parë fillon të Shtunën në lokalet të Shoqatës Edukative “IRTIA”.

Për më shumë dhe aplikim kontaktoni në inbox: @shoqata_irtia