Shoqata “Për ne” do të shfaqë emisionin premierë për infermierinë

Unioni i shoqatave të udhëhequra nga Shoqata e infermierëve, teknikëve, obstetërve dhe stomatologëve “Për ne” sot me një emision të shkurtër do t’i shënojnë Ditën botërore të infermierëve dhe Javën ndërkombëtare të infermierisë.

Marketing

“Këtë vit, për shkak të masave për mbrojtjen e shëndetit publik, nuk jemi në gjendje ta shënojmë ngjarjen si çdo vit, por për këtë në produksion vetanak kemi realizuar një emision të shkurtër përmes të cilit duam të shprehim respektin për profesionin e infermierisë”, thuhet në komunikatë.

Përveç transmetimit në ueb faqen e tyre zanas.mk, emisioni do të transmetohet edhe në kanalin zyrtar YouTube dhe në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Nga Shoqata “Për ne” shprehin falënderim gjithashtu të gjithë artistët, muzikantët dhe sektorin joqeveritar, të cilët me veprat e tyre kreative dhe video-urimet u përfshinë në festimin e Javës së infermierisë.

Marketing