Shorti i renditjes së kandidatëve në fletëvotim për zgjedhjet presidenciale

Në KSHZ sot në seancë publike me short do të përcaktohet renditja e listës së vetme të kandidatëve për zgjedhje për president të shtetit.

Marketing

Do të caktohet renditja e fletëvotimit zgjedhor me tre kandidatët presidencial: Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkova dhe Blerim Reka.

Ata edhe zyrtarisht janë kandidatë në garën për president shteti, pasi dje KSHZ e vërtetoi rregullshmërinë e kandidaturave të tyre.

Fushata për zgjedhjet presidenciale fillon më 1 prill, ndërsa raundi i parë i zgjedhjeve është caktuar për më 21 prill, derisa raundi i dytë më 5 maj.

Marketing