Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Florida për shkak të uraganit “Dorian”

Uragani ‘Dorian’, që ka përfshirë Floridan dhe ishujt Bahamas, tashmë është shndërruar në stuhi të kategorisë së katërt.

Marketing

220 kilometra në orë ka arritur shpejtësia e erërave, ndërsa gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Florida, transmeton KTV.

Banorëve u është kërkuar që të rezervojnë ushqime, ujë dhe ilaçe të mjaftueshme për të paktën një javë.

Janë angazhuar 2.500 trupa të Gardës Kombëtare, ndërsa 1,500 të tjerë janë në gatishmëri.

Marketing